Shkëndija, Vardari, Pelisteri dhe Bregallnica, janë ekipet që u plasuan në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë në futboll. Fituesi aktual i këtij trofeu Shkëndijës, sipas parashikimeve nuk lejoi befasi dhe me rezultatin e thellë 4:0 mundi Shkupin. Hat-trik shënoi Besart braimi, ndërsa autor i një golit ishte braziliani Zhunior. Vardari me fitore identike 4:1 si mundi Metalurgun, kurse Bregallnica me 3:0 mundi Pobedën, ndërkohë Pelisteri në Kratovë ka arritur të triumfojë me 2:1 dhe kështu arriti të vazhdoj garat mëtutje. (koha.mk)
Rezultatet:
Shkëndija – Shkupi 4:0 (0:0)
Vardari – Metalurgu 4:1 (4:1)
Bregallnica – Pobeda 3:0 (2:2)
Sileksi – Pelisteri 1:2 (0:1)
Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para