Shkup, 11 qershor – Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, në një bisedë ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, ka folur për bisedimet midis Shkupit dhe Athinës rreth çështjes së emrit, rolin e faktorit politik shqiptar të Maqedonisë në këtë proces, si dhe për angazhimet e Qeverisë Zaev për të ndërtuar një shtet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.
“Gjithnjë është mirë kur dy shtetet bisedojnë. Problemin të cilin e ka Greqia me emrin Kushtetues të Maqedonisë ëshë zgjatur shumë. Duke i pasur parasysh zhvillimet e përgjithshme në nivel global, mendoj se në raportet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe çelsi i stabilitetit brenda këtyre shteteve dhe stabiliteti i ,rajonit është zgjidhja e këtij kontesti. Zgjidhja është në duart e Shkupit dhe Athinës zyrtare. Megjithatë është shumë e rëndësishme të ketë mbështetje të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare, që ky kontest të zgjidhet dhe të jetë i pranueshëm për dyja palët. Sinqerisht, shpresoj se ky kontest do të zgjidhet, dhe se kjo do të ishte në favor të dyja vendeve, por edhe për gjithë rajonin, i cili duhet të ecë përpara në integrimet euro-atlantike”, thotë për Zhurnal, Mesiq.
Sipas tij, edhe faktori politik shqiptar është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në bisedimet për çështjen e emrit dhe se po luan një rol konstruktiv.
“Faktori politik shqiptar në Maqedoni, është i përfaqësuar në institucionet e Republikës së Maqedonisë, si dhe në Qeveri. Sa po e ndjek situatën, shoh se politikanët shqiptarë në Maqedoni luajn një rol konstruktiv kur janë në pyetje bisedimet për çështjen e emrit me Greqinë. Nga ajo që po e përcjell situatën në bisedimet me Greqinë rreth çështjes së emrit është i kyçur edhe zv/kryemnistri Bujar Osmani. Nëse mirë më kujtohet, ai për këtë çështje disa herë e ka vizituar Athinën. Qeveria e tanishme e Republikës së Maqedonisë e kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, po jep sinjale pozitive në raport me fqinjët, rajonin dhe bashkësinë ndërkombëtare”, thekson Mesiq.
Ai në bisedën ekskluzive me gazetarin e Agjenicës së Lajmeve Zhurnal, konstaton se politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë udhëhiqen nga sllogani “Qeveri për qytetarët” dhe “Një shtet për të gjithë” dhe këtu po shoh se po dominon koncepti shtetëror.
“Maqedonia është shtet multi-etnik dhe këtu është shumë me rëndësi që të vëndohet balansi ndëretnik dhe harmonia e bashkjetesës, dhe se një bashkësi etnike nuk duhet fare të ndjehet e lënë pas dore, por as të jetë e priviligjuar. Në këtë drejtim është duke punuar Qeveria e tanishme e Maqedonisë, dhe më duhet të pranojë, se ka arriturr përparim të madh historik”, vlerëson Mesiq.