Mësimi online, një e keqe e domosdoshme

31

Shkup, 29 tetor – Megjithëse disa studentë dhe prindër reagojnë ndaj futjes së mësimdhënies online, situata reale imponon se ajo është një e keqe e domosdoshme, tha në paraqitjen e sotme në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, psikologu Safet Blazi.

Sipas tij, situata është delikate jo vetëm për studentët por edhe për të rriturit dhe se periudha e kthimit në normalitet do të jetë një sfidë e gjatë për të gjithë.