Shkup, 22 prill – Eko orë e shkurtër në organizim të Qytetit të Shkupit u mbajt dje në Qendrën edukative në Kopshtin Zoologjik në Shkup, në temën “Vlera e specieve të egra”. Në këto aktivitete, me rastin e Ditës së planetit Tokë u përfshi edhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Prezantim i pasurive natyrore, llojet e kafshëve dhe bimëve ishte mbajtur nga ana e Biljana Stevanovskas në kuadër të projektit “Përforcim i kapaciteteve në nivel lokal për zbatimin e ligjvënies evropiane në fushën e mbrojtjes së natyrës”, gjegjësisht promovimin e “Natura 2000” që i respekton dhe dëshiron t’i mbrojë në nivel të Evropës të gjitha llojet e mundshme të bimëve dhe kafshëve.
Ditën e planetit Tokë e shënoi me orë zbavitëse edhe kopshti i fëmijëve “Petar Pan” i Fidanit, ndërsa të vegjlit patën mundësi që me lojëra të ndryshme dhe vizatime, të shprehin dashurinë dhe ruajtjen e tokës dhe gjithçka që ajo ka në të. Në ndërkohë, nxënës të shumë të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe nxënës nga Qendra për persona me pengesa intelektuale “Poraka” pas orës edukative mbollën drunj në një pjesë të Kopshtit Zoologjik.
Mbajtja e eko orës ishte në kontekst të porosisë themelore të Konventës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike (UNFCCC), sipas së cilës edukimi për ndikimin e ndryshimeve klimatike, ndërmarrja e aksioneve dhe veprimi i përbashkët për mbrojtjen e bio llojllojshmërisë, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm, e përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë bashkësisë. (koha.mk)