Mësimdhënësja dënohet, shkroi fjalën “budalla” në ballin e nxënësit

Një mësimdhënëse në St. Petersburg të Rusisë është dënuar me 17 dollarë pasi ka shkruar fjalën “budalla” në ballin e një nxënësi. Olga Alferova, e cila jep mësim në shkollën Keeper, kishte përdorur një laps të zi për të shkruar në ballin e nxënësit të saj. Ajo raportohet të ketë ndërmarrë këtë si masë për të “vetëdijesuar” nxënësit që të mos bëjnë vizatime në duar. Gjykata mori vendim se mësimdhënësja ka ofenduar dinjitetin e nxënësit dhe e dënoi atë me 1000 rubla, ose 17 dollarë. Alferova më herët kishte dhënë dorëheqje nga puna e saj, pasi që nëna e djaloshit e kishte pyetur: “Çfarë ka bërë Lyosha im për t’ju ofenduar juve?” Mësimdhënësja i ishte përgjigjur me fjalët: “Asgjë, ishte ashtu si ishte”.