“Mësim sipërmarrës për të rinj” është titulluar projekti që do të promovohet sot në BE Info Qendrën. Me financa nga Bashkimi Evropian përmes Erazmus + programi, projekti do ta zbatojnë Shoqata e qytetarëve CEFE Maqedoni në partneritet me CRYSTALCLEARSOFT nga Greqia dhe Sprijan si Dezvolatare nga Rumania. “Qëllimi është që përmes edukimit dhe rritjes së aftësive sipërmarrëse të të rinjve, në afat të gjatë ta zvogëlojë daljen e talentëve nga vendi, ta zvogëlojë papunësinë dhe ta zhvillojë sipërmarrësinë në Maqedoni”, kumtuan nga Shoqata CEFE Maqedoni.
Siç sqarojnë, është paraparë të formohet Akademi për sipërmarrësi në të cilën do të përfshihen 60 të rinj, nga 20 nga Maqedonia, Rumania dhe nga Greqia. Përmes Akademisë, të rinjtë duhet t’i zhvillojnë aftësitë e tyre sipërmarrëse dhe të njoftohen me profesionistë nga sektori i biznesit, të cilët do t’i informojnë për risitë dhe do t’ju transmetojnë njohuri për organizim të menaxhimit, logjistikë, menaxhim financiar, prodhimtari/shërbime dhe menaxhment të resurseve njerëzore.