Kërçovë, 29 shtator – Në Komunën e Pllasnicës vetëm nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën do të kenë mësim me prani fizike dhe atë në shkollat fillore komunale në fshatrat Lisiçan dhe Pllasnicë.
“Sipas mendimit të Komisionit në komunën tonë nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën në shkollën fillore komunale ‘Jonus Emre’ nga fshati Lisiçan do të kenë mësim me prani fizike, përderisa nxënësit e tjerë nga klasa e katërt deri në të nëntën do të kenë mësim në distancë”, informoi u.d. kryetar i Komunës së Pllasnicës, Elsn Nurçeski.
Edhe në shkollën fillore komunale “Mustafa Kemal Ataturk” në fshatin Pllasnicë nga klasa e parë deri në të tretën mësimi do të zhvillohet me prani fizike.
“Nëse paraqiten probleme të caktuara me platformën onllajn, do të tentojmë të ndihmojmë të tejkalohen vështirësitë e mundshme”, deklaroi Nurçeski.