Dopieta e Lionel Messit kundër Las Palmas, të dielën, nënkupton se argjentinasi tani është në nivelin më të mirë të karrierës së tij në La Liga. Me “Camp Nou” të mbyllur për tifozët për shkak të përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Barcelonë, mbi referendumin e pavarësisë katalanase, Blaugranat e mposhtën skuadrën e Las Palmas me 3-0. Lionel Messi është tani golashënuesi më i mirë i La Liga-s, dhe ka një karrierë më të mirën me 11 gola pas shtatë ndeshjeve të para të kampionatit spanjoll.
Mesatarja e mëparshme më e mirë e Messit pas shtatë javësh kampionat ishte 10 gola në sezonin 2011-2012. Me Nejmar të shitur tek PSZH, Luis Suarez u dëmtua dhe është jashtë formës, nënshkrimi i ri Ousmane Dembele vuan mungesë afatgjatë nga lëndimi, Messi është detyruar të marrë më shumë barrë përsipër për katalanasit këtë sezon. Dopieta e 30-vjeçarit, gjithashtu, solli totalin e tij për vitin kalendarik, 45 gola në të gjitha garat, të paktën 14 gola më shumë se çdo lojtar tjetër i La Ligas. Fitorja e Barçës ishte e shtata e saj radhazi në fillimsezonin e La Ligas, duke e shtyrë kryesimin në majë të tabelës, me pesë pikë përpara Sevilja së vendit të dytë.