Në minutën e 81-të të sfidës, Mesi fitoi një goditje dënimi, të cilën pas një minutë e çoi në rrjetë dhe të gjithë u morën me ekzekutimin perfekt të argjentinasit. Por, kamerat kanë kapur një moment në faullin që Fabinjo i shkaktoi Mesit, ky i fundit e ka goditur në kokë mesfushorin e Liverpulit.
Fabinjo i ka bllokuar rrugën Mesit, i cili ka dashur të shmanget, por kur pa që u ndal ka gjuajtur me dorën e majtë brazilianin e Liverpulit. Ky rast është bërë viral në rrjetet sociale dhe ka ngritur shumë diskutime nga mediat angleze.
Messi pega un puñetazo al rival merecedor de roja, por su contra el árbitro pita falta y llega el tercero.
VARcelona pic.twitter.com/9LWRPUdD2p
— xɪsᴄᴏ ᴍᴀɴᴊóɴ (@xisco_manjon) May 1, 2019