Çmimi ka për qëllim të tregoj përshkrimin më të keq të skenave të seksit në novela këtë vit, të paktën duke u bazuar te Literary Review, që ka shpallur listën këto ditë.
Megjithatë vlen për t’u përmendur që autoret femra kanë arritur të shmangin listën e çmimit për seks të keq për herë të dytë, shkruan Guardian.
Haruki Murakami, shpesh i përmendur si kandidat për çmimin Nobel, ka shumë pasazhe me përshkrime seksuale në librin e tij të fundit Killing Commendatore. Ndërsa shkrimtari kontrovers James Frey që është pjesë e kësaj liste për shkak të librit të tij Katerina, që është përshkruar prej jurisë si ‘pothuajse si një plotësim dëshire’.
“Jam i kënaqur që jam përzgjedhur për Bad Sex Fiction Award, sidomos krah të madhit Haruki Murakami, dhe shpresoj të fitoj,” tha njëri nga kandidatët Julian Gough, i cili u nominua në këtë listë për shkak të pasazhit në librin e tij Katarina.