Sigurisht që gratë janë më të mençura se burrat.
A keni dëgjuar ndonëjherë që një grua e ka humbur mendjen pas një burri që kishte këmbë të bukura? Gratë në përgjithësi janë më të arsyeshme se burrat, shjruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Ato pëlqejnë meshkujt vendimtarë dhe që i japin siguri. Mirëpo, ndonjëherë vajzat janë të turpshme dhe nuk duan të bien në sy kur pëlqejnë një djalë.
Vërtet meshkujt nuk janë shumë të vëmendshëm si natyra, mirëpo ata e kuptojnë menjëherë kur një grua i pëlqen ata.
Lexoni disa shenjat që vajzat japin pa kuptuar kur pëlqejnë një djalë:
Buzëqeshja
Shkencëtarët kanë provuar se meshkujt i duan gratë e qeshura shumë më tepër se ato që duken të sigurta dhe misteroze. Kur buzëqesh, një njeri dërgon një sinjal “Unë jam i lumtur dhe mund të të bëj të lumtur”. Dhe kush mund të refuzojë një ofertë të tillë? Pra, buzëqeshja qoftë edhe përmes telefonit është një shenjë që ju i jepni atij, që e pëlqeni.
Tregoni interes
Nëse ju tregoni interes për atë duke e pyetur çfarë i pëlqen, pasionet ose qëllimet e jetës, atëherë ju e keni futur atë në mendime. Me siguri ai mashkull e ka kuptuar që ju e pëlqeni, shkruan class.al. Ju nuk interesoheni kot për të tjerët.
I kërkoni ndihmë
Vajzat duan të përkedhelen. Në fillimet e lidhjes ato shfaqen delikate dhe kërkojnë ndihmën e partnerit në çdo moment. Ata e kuptojnë ku qëndron “meraku” juaj dhe ju ndihmojnë pa ju vënë në siklet.
Nuk ju ndryshon humori papritur
Vajzat dihet që kanë luhatje humori dhe sa janë duke qeshur i shikon duke qarë. Nëse me atë person, ndjenjat tuaja janë konstante, atëherë ai e ka marrë mesazhin që pranë tij ndiheni e sigurt dhe e lumtur.