Pothuajse dy të tretat e meshkujve të Evropës dhe Lindjes së mesme kanë si paraardhës të lashtë të përbashkët vetëm tre individë, që kanë jetuar në Epokën e Bronxit. E pohon një studim që ka analizuar ADN e kromozomit Y, i cili transmetohet vetëm nga baballarët tek pasardhësit meshkuj. Të dhënat tregojnë se ndarja e tre degëve filogjenetike ndodhi në një epokë transformimesh të mëdhenj socialë dhe kulturorë, dhe përkon me një zgjerim të dukshëm të popullsisë. Autorët e studimit kanë përcaktuar sekuencat gjenike të kromozomit Y, të 334 personave që u përkasin 17 popullsive të Evropës dhe Lindjes së Mesme. Metoda e përdorur është krejt e re dhe ajo afron një kuadër të diversitetit gjenetik të kampionëve të analizuar, në mënyrë shumë më të saktë se sa në të kaluarën, ashtu si edhe kronologjinë e variacioneve që kanë ndodhur në ADN e njeriut përgjatë historisë.