Georginio Wijnaldum, mesfushori i Liverpoolit ka bërë një ndeshje shumë të mirë mbrëmjen e djeshme kundër Bayernit. Skuadra e tij ka kaluar në fazën tjetër, por përpara fillimit të ndeshjes, mesfushori holandez ka pirë një pilulë. Karl Markham, reporteri i Liverpoolit ka postuar këtë video në “Twitter”, ku duket qartë që Wijnaldum ka marrë këtë pilulë dhe më vonë është larguar për të nisur ndeshjen.
Por në kampin gjerman, kanë dyshime për shkakun që e merr këtë pilulë mesfushori holandez. Në ditët e sotme ku dopingu është bërë fenomen i rëndomtë, gjermanët dyshojnë dhe disa kërkojnë përsëritjen e ndeshjes për këtë shkak.
Gini Wijnaldum popping a couple of tablets just before kick-off. Hopefully nothing too major to be concerned about (guest appearance by @TonyBarrett) pic.twitter.com/Iv10OF1eTR
— Carl Markham (@carlmarkham) March 13, 2019