Mesfushori i kombëtares angleze shtrihet në psikiatri

Mesfushori i kombëtares angleze dhe Evertonit, Aron Lenon, është shtruar në psikiatri për shkak të një çrregullimi në shëndetin e tij mendor. Ai është ndaluar të dielën nga policia pasi qytetarët kishin denoncuar për një person që nuk ishte në gjendje të mirë në një nga rrugët e Mançesterit.

“Aron Lenon i është nënshtruar kujdesit mjekësor për shkak të një sëmundjeje të lidhur me stresin. Jemi në krah të tij në këtë periudhë të vështirë dhe familja e tij ka kërkuar të respektohet privatësia”, është njoftimi i publikuar nga klubi i Evertonit.  Lenon është aktivizuar në 21 ndeshje për kombëtaren angleze deri në vitin 2013. Në këtë sezon ai ka luajtur në 13 takime për Evertonin dhe hera e fundit që u aktivizua ka qënë në 11 shkurt në përballjen me Midëllsbroun.