Bakayoko ka shprehur dëshirë për të qëndruar tek Milani. Por francezi la të kutohet se gjithcka nuk varet prej tij. 23 vjecari është një nga të preferuarit e Gattusos në formacion bazë te Milani, dhe vetë tekniku kërkon që në fund ta blejë përfundimisht kartonin e mesfushorit.
“Këtu është një tjetër dimension loje, një klub i madh. Jam e ende nën kontratë me Chelsean. Por jo çdo gjë varet nga unë”, thotë francezi i huazuar nga Chelsea për gazetën Matin, duke bërë një bilanc prej gjashtë muajt e parë italiane.
“Për momentin thekson mesfushori: sezoni po shkon mirë për mua dhe për klubin. Nuk ishte asnjë pikë kthese,vetëm dëshiroja të tregoja se isha në një klub të madh. Milani është një dimension tjetër”, shtoi më tej Bakayoko, transmeton gazeta KOHA.
“Ditën e parë, u përshëndeta nga Maldini dhe Leonardo. Dhe pastaj atmosfera në San Siro është e jashtëzakonshme. Milani është një klub legjendar. Kush nuk do të donte të qëndronte gjatë në një klub si Milano? Por unë jam ende nën kontratë për tre vite me Chelsea, unë nuk i kontrolloj të gjitha cështjet e kontratës”, përfundoi francezi.