20-vjeçari pësoi sulm në zemër në miqësoren që ekipi holandez po e zhvillonte ndaj Werder Bremenit të shtunën. Nouri ka pësuar probleme tjera derisa ishte në koma.
Testet e para mjekësore nuk kanë gjetur asnjë anomali në tru, derisa zemra po i funksiononte normalisht. Por sot Ajaxi ka konfirmuar se Nouri ka dalë nga koma, por është bërë e ditur se ai ka pësuar dëme të mëdha në tru.