Ai u cilësua si “Gerard i ri”, por dëmtimet nuk e kanë lënë të shfaqë gjithë potencialin e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin e Evertonit, Ross Barkley. 24-vjeçari nuk ka luajtur që prej verës së këtij viti, pasi u dëmtua në ndeshjen e parë të Evertoni-t në Premier League për këtë sezon.
Në fakt, bëhet fjalë për një dëmtim të tmerrshëm, edhe pse tashmë është pranë rikuperimit të plotë pas një operacioni të vështirë. Barkley-t i ka mbetur një plagë e madhe prej 10 cm nga operacioni. Mediat angleze e kanë krahasuar këtë të shenjë pas operacionit, si një “kafshim peshkaqeni”. Ky dëmtim i mohoi Barkley-t kalimin te Chelsea, pasi kërkonte disa muaj riaftësim.