Ai është vetëm 22 vjeç, por prej muajsh ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Real Madrid, Bajerni, Liverpuli dhe Barcelona. Leon Goretzka, mesfushor i Shalke 04 dhe një nga lojtarët më premtues të Gjermanisë, brenda një viti duhet të bëjë zgjedhjen e jetës. Sipas asaj që zbulon gazeta sportive italiane “Tuttosport”, lista e klubeve të interesuara për djaloshin është zgjeruar me Juventusin. Kampionët e Italisë janë të mendimit se Goretcka është lojtari ideal për të lidhur mbrojtjen me sulmin, edhe pse nuk ka shumë përvojë. Kontrata e tij aktuale në “Gelsenkirchen” përfundon në qershorin 2018, kështu që mund të merret praktikisht falas. Benedikt Hovedes në gusht la Shalke 04 për t’u transferuar në Torino. Kampioni i botës iu bashkua një tjetër gjermani, mesfushorit Sami Khedira. Pse jo, pas një viti “Zonja e vjetër” mund të ketë një mesfushë gjermane duke gërmuar sërish në minierën blu.