Koka e një gici kundër Luis Figos nga tifozët e Barcelonës ka gjetur versionin e vet italian pas humbjes së Juventusit kundër Real Madridit në finalen e Champions-it. Një grup i paskrupullt tifozësh ka varur një kokë derri në procesin e kalbëzimit kundër Juventusit, në qytetin italian të Olevano, në provincën e Salernos.
Koka e derrit ishte varur te kutia postare e Andrea Agnelli. Mesazh kërcënues, apo mungesë totale e humorit?! Sido që të jetë, episodi në fjalë është pasqyrë e një futbolli të sëmurë, që përbëhet nga tifozë të padenjë për të qenë të identifikuar si të tillë.