Mesazhi i tmerrshëm i Maxi Lopez për Wandan: T’i s’mund të quhesh nënë!

Maxi Lopez, ish-bashkëshorti i Wanda Naras, me të cilin partnerja aktualë e Mauro Icardit, pak ditë më parë ka folur publikisht mbi vështirësitë që ka hapur për t’u takuar me tre fëmijët e tij, fryt i martesës për modelen argjentinase.

Lopez, sot 35 vjeç dhe lojtar i lirë, është hedhur sërish në sulm, me një postim në rrjetet sociale, në drejtim të Wandas.

“Një grua, që kërkon të ndajë fëmijët nga babai i tyre, nuk duhet të quhet grua, e aq më tepër nënë. Të përdorësh fëmijët e tu për t’u hakmarrë me ish-burrin tënd është gjëja më e pamëshirshme që mund të ekzistojë dhe tregon vlerën që ke si person. Fëmijët mbi mosmarrëveshjet e prindërve të tyre.”