Tifozë të shumtë kosovarë kanë udhëtuar për në Southampton ku Kosova u përball me Anglinë në ndeshjen për kualifikime në Euro 2020. Një nga tifozët e Kosovës ka shkuar me një mesazh, që u vlerësua si shumë pozitiv në Angli. Në shumë faqe në Tëitter, është shpërndarë foto e një tifozi me pankartën ku shkruan,
“Falë jush, ne sot luajmë kundër jush. Përgjithmonë mirënjohës për ju, Anglia jonë e dashur”.
Anglia e mposhti Kosovën me rezultat 5-3.
Dy golat e Kosovës i shënoi Valon Berisha, ndërsa të tretën e shënoi Vedat Muriqi nga penaltia.