Të premten Frenki De Jong u prezantua si lojtari më i ri i Barcelonës, megjithëse zyrtarizimi i tij si lojtar i katalanasve ishte bërë muaj më parë.
Gjatë prezantimit në krahë ishte edhe partnerja e tij, e cila dukej mjaft e lumtur për bashkëshortin e saj.
Pas prezantimit ajo ka shkruar një mesazh emocionues në “Instagram”: “Jam shumë e emocionuar dhe kam mbetur pa fjalë. 20 mijë të pranishëm në “Kamp Nou”, vetëm për të të ndjekur ty, dhe për të thirrur emrin tënd! Në këtë moment më kujtohet se çfarë ndodhte një vit më parë, kur ishim me pushime dhe ti ishe i dëmtuar. Më ke thënë: Objektivi im është të jem titullar me Ajaksin dhe të luaj me Holandën. Shiko ku jemi pas një viti. Ti ia dole. Ne ia dolëm.”-shkruan e fejuara e 22-vjeçarit.
De Jong ishte një nga zbulimet e futbollit holandez, dhe tani ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, siç është transferimi tek Barcelona.