Në shtëpia e basketbollistit më të mirë të NBA viteve të fundit, Lebron James, janë shkruar mesazhe fyese në baza raciste, derisa ai po bëhet gati për ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, finalet e NBA.
Persona ende të panjohur i kanë shënuar me spray në derën hyrëse të shtëpisë mesazhet, dhe tani policia po e heton rastin që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, raporton TMZ.
James do luajë të enjten me ekipin e tij Cleveland Cavaliers, ndeshjen e parë finale kundër Golden State Warriors.