Helsinki, 8 nëntor – “Takim i bukur”, shkroi në Tuiter, Eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë Johanes Han pas takimit të shkurtër me delegacionin e krahut reformator të VMRO-DPMNE-së, i përbërë nga Petar Bogojevskit, deputetes Emilija Aleksandrova dhe ish ministrit Nikolla Todorov, të cilët para pak kohe u përjashtuan nga partia, ndërsa me ftesë të kryetarit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) Zhozef Dol marrin pjesë në Kongresin e partisë në Helsinki.
“I uroj për guximin e tyre të treguar në votimin për Marrëveshjen e Prespës. Të gjitha kanosjet kundër tyre duhet që të ndalojnë. Të gjitha partitë duhet të punojnë në agjendën e BE-së, drejt të cilës janë të orientuar pjesa më e madhe e qytetarëve”, postoi në Tuiter, Hani nga Helsinki.
Paraprakisht eurokomisari pati takim edhe me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, duke vlerësuar se me të pati një “bisedë të dobishme”.
“Isha shumë i qartë se ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës tani duhet shumë shpejt të përfundojë, pa asnjë pengesë. E përshëndes përkushtueshmërinë e tij që të mos e pengojë procedurën e Parlamentit. Integrimit në BE i duhet një opozitë lojale” shkroi Han në Tuiter pas takimit, që u mbajt në margjinat e Kongresit të EPP-së në Helsinki.