Shkup, 2 prill – Vlerësohet se mes 15.000 dhe 20.000 persona në vend kanë spektër autik të çrregullimeve, tregojnë studimet epidemiologjike të Shoqatës shkencore për autizëm në Maqedoninë e Veriut (SHSHMVA), e cila me asociacionin ndërkombëtar “Autizëm Evropa” iu bashkangjit fushatës për shënimin e 2 prillit, Ditës botërore të autizmit.
Nga SHSHMVA informojnë se këtë ditë e shënojnë prej vitit 2011 dhe se i kanë përkthyer në gjuhën maqedonase materialet e asociacionit, të cilat janë të kapshme në ueb faqen e tyre. Veglat për fushatën mund të merren nga linku i ardhshëm
“Që t’u përgjigjet sfidave të përditshme mew të cilat përballen personat me autizëm ‘Autizëm Evropa’ e filloi fushatën e titulluar ‘Dinamikë e re për autizmin. I ∞ autizëm’. Autizmi është gjendje e përjetshme edhe në të gjitha vendet anëtare të BE-së, por edhe jashtë saj, personat me spektër autik të çrregullimeve përballen me sfida të ngjashme, siç janë: diagnoza me kohë, arsimimi, shërbimet shëndetësore, banimi dhe mbështetja jetësore nga ana e komunitetit. Nevojitet edhe qasje holistike për nevojat e këtyre personave, të cilën anëtarët e SHSHAMV çdo ditë e zbatojnë në aktivitetet dhe projektet tona”, thekson kryetari i SHSHAMV, prof.dr. Vlladimir Trajkovski.
Të interesuarit për inkuadrim në fushatë, siç thekson ai, mund t’i ndajnë në mediumet sociale të gjitha veglat nga linku i mësipërm në gjuhën maqedonase, duke e shfrytëzuar hashtagun #AutismDay2019.
Video zyrtare për fushatën është krijuar nga “Autizëm Spanja”, anëtare e “Autizëm Evropa”. Qëllimi është inkluzion më i mirp social i personave me autizëm. “Autizëm Evropa” e publikoi veglën për fushatën, që i sqaron qëllimet e fushatës dhe prëfshin materiale dhe strategji në mbi 14 gjuhë, si dhe në format të lehtë për lexim.
Dita botërore e autizmit është shpallur nga Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007, si ditë në të cilën duhet t’u kushtohet vëmendje nevojave urgjente të personave me autizëm në mbarë botën. Supozohet se shtatë milionë njerëz në BE kanë spektër autik të çrregullimeve. Shumë prej tyre përballen me diskriminim dhe janë u nënshtrohen përjashtimit social.
Shoqata shkencore e Maqedonisë së Veriut për autizëm është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse shkencore, qëllimet e së cilës janë zbulimi i shkaqeve të ASN, diagnozë e hershme dhe intervenim i hershëm, mbështetja e të drejtave të personave me autizëm dhe familjeve të tyre dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së tyre në përgjithësi. (koha.mk)