Kushdo që ka kaluar kohë në spital e di sa e lodhshme mund të jetë. Me më pak aktivitete, ngulitja e syve në mure ose TV deri në vaktin e ardhshëm, raunde të shumta vizitash, sjellin mërzi. Por çudia është se një seri studimesh gjatë viteve kanë gjetur se gjysma ose më shumë e të gjithë pacientëve në spital përfundojnë të mërzitur nga mendjet e tyre. Në dhjetor, një raport i Bordit të Këshillave të Shëndetit të Komunitetit në Wales arriti në përfundimi se “shumë pacientë mendojnë se koha kalon shumë ngadalë në spital” e cila shpesh çon në ndjenjat e vetmisë dhe depresionit duke shkaktuar tutje probleme në shëndet që e mundëson edhe më të gjatë qëndrimin në spital. Sidomos për personat e moshuar, të cilët mund të jenë në spital për periudha të gjata, “mërzia dhe vetmia janë cilësi e rëndësishme e çështjeve të jetës”, thuhet në raport. Të ballafaquar me ndjenjat e izolimit [dhe mungesës së aktiviteteve fizike dhe mendore, ato do të jenë në një rrezik më të lartë për të zhvilluar çështje më serioze shëndetësore”.