Berlin, 17 maj – Njeriu i parë i komitetit këshillues gjerman për vaksinim (Stiko) nga Instituti Robert Koh në Berlin, virusologu Tomas Mertens, deklaroi se sipas gjitha gjasave vitin e ardhshëm të gjithë qytetarët përsëri do të duhet të vaksinohen kundër Kovid-19 “sepse koronavirusi nuk do të na lërë”, transmeton Euronjuz.
Ai të dielën për grupacionin “Funke” deklaroi se për momentin nuk ka informacione për atë se kur saktë do të na duhen doza shtesë të vaksinës.
Mertens sqaroi se punonjësit shëndetësorë do të duhet të presin edhe disa muaj që të konfirmojnë se mbrojtja nga koronavirusi po dobësohet më shpejtë në disa grupe dhe nëse disa prej tyre do t’iu nevojitet doze shtesë e vaksinës më urgjent se të tjerët.
“Vaksinimi do të duhet të freskohet më së voni deri vitin e ardhshëm. Virusi nuk do të na lërë, paralajmëroi Mertens, duke përkujtuar në praninë e llojeve të reja të koronavirusit te të cilët disa vaksina nuk reagojnë në mënyrë aq efikase. Në parim, duhet të përgatitemi për mundësinë që të gjithë të mund të vaksinohemi vitin e ardhshëm”, shtoi ai.
Kolegët e tij, gjithashtu, presin që imuniteti të zgjasë rreth gjashtë muaj pas vaksinimit, kështu që rivaksinimi i parë për disa do të caktohet për në vjeshtë.
Mertens theksoi se te disa grupe të caktuara efekti i vaksinimit po dobësohet dhe konsideron se pacientëve mbrojtja imunologjike e të cilëve kontrollohet nga ilaçe doza e tretë e vaksinës mund të jetë në afat të shkurt.