Mbreti i Swaziland, Mswati III, i njohur si Ngwenyama ose “luani”, është i njohur si monarku i fundit me fuqi absolute në Afrikë. Por ai është bërë akoma edhe më i famshëm pas vendimit të tij për dënuar çdo mashkull, i cili brenda një kohe të caktuar nuk martohet me të paktën 2 gra.
Për të fakti që në monarkinë që ai drejton ka më tepër femra se sa meshkuj është një problem serioz, e ky vendim do të bëjë që asnjë vajzë të mos mbetet e pamartuar.
Vlen për t’u theksuar se mbreti Mswati III ka aktualisht 15 gra, por vështirë se mund të thyej rekordin e të atit, që sipas biografëve zyrtarë mori 125 gra gjatë sundimit të tij.