Juventus-Napoli e planifikuar të luhej më datë 10 tetor nuk është zhvilluar ende sepse Napoli nuk u paraqit në Torino për shkak të kufizimeve prej Covid-19.
Fillimisht Federata i dha fitoren në tavolinë Juventusit, por pas apelimit të Napolit u vendos që ndeshje të riluhej. Sot në Itali kanë dalë me vendim zyrtar.
Serie A ka vendosur që kjo ndeshje, e cila i përket javës së 23-të të kampionatit, do të luhet të mërkurën e 17 marsit në orën 18:45.