Merren me qira hapësira në “Xhevahir skaj siti” për kabinetin e Ivanovit

Shkup, 13 maj – Merren me qira hapësirat në kompleksin  e “Xhevair skaj sitit” për kabinetin e ish presidentit Gjorge Ivanov, njoftojnë nga kompania, njofton Koha.mk

Siç njoftohet, midis kompanisë Turmak SHA – Filiali Shkup dhe Shërbimi për  punë të Përgjithshme dhe  të Përbashkëta në Republikën e Maqedonisë së Veriut është lidhur marrëveshje për marrje me qira dhe përdorimin e mjediseve të kompletuara  afariste për nevojat e Kabinetit të ish presidentit  të vendit Gjorge Ivanov.

“Marrëveshja është lidhur për një vit dhe është në pronësi të kompanisë Turmak. Sipas marrëveshjes, qiraja mujore për 274 m 2 mjedise afariste arrin 1950 euro” , citohet nga kompania. (koha.mk)