Shkup, 22 shtator – Jasir Asani më në fund ka gjetur klubin e tij të ri dhe ai është Partizani nga Tirana. Futbollisti shkupjan pas futbollit vendor do të transferohet në kampionatin e Shqipërisë, teksa të premten ka arritur marrëveshje me përfaqësuesit e të kuqve, duke firmosur kontratw katwr vjeçare dhe duke u prezantuar me fanellën e tij tw re. Kujtojmë se më parë, Asani ishte pjesë e Vardarit, Shkupit dhe së fundmi Pobedës.