Merr fund epidemia e fruthit

7

Shkup, 12 dhjetor – Komisioni për sëmundje infektuese ka konstatuar se janë plotësuar kushtet që të shpallet fundi i epidemisë së fruthit në Maqedoninë e Veriut.

Tash, Ministria e Shëndetësisë do të njofton gjithë institucionet në lidhje me përfundimin e epidemisë së gripit në vendin tonë.

Por, Komisioni rekomandoi që në vazhdimësi të mbahen mbulimi me vaksina MRP, me qëllim që të parandalohet epidemia.

Përndryshe, brenda një viti, pra nga dhjetori i vitit 2018-të, janë regjistruar 1 901 raste me shkallë të infektimit.

Vendimi për përfundimin e epidemisë, erdhi 45 ditëve pas rastit të fundit të paraqitur në laborator të fruthit ose dy periudha maksimale të inkubacionit nga rasti i fundit i konfirmuar.(koha.mk)

Comments are closed.