Raul Castro, 89-vjeç, po largohet nga një vend i mbushur me radhë për ushqim, i tronditur nga efektet ekonomike të coronavirus-it dhe sanksioneve amerikane. Besohet gjerësisht se ai do të zëvendësohet nga 60-vjeçari, Miguel Diaz-Canel, i cili në 2018-ën e pasoi atë në rolin pak më të vogël të presidentit
Nga e hëna, Kuba duket se do të jetë pa një Castro në krye të vendit. Kjo, për herë të parë, që kur Raul dhe vëllai i tij Fidel Castro erdhën nga malet e Sierra Maestra në 1959, duke detyruar diktatorin Fulgencio Batista të internohej. Një nga anëtarët e fundit të mbijetuar të asaj “gjenerate historike”, Raul Castro tha se do të heqë dorë nga posti i tij si Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Kubës. 89-vjeçari po largohet nga një vend i mbushur me radhë për ushqim, i tronditur nga efektet ekonomike të coronavirus-it dhe sanksioneve amerikane. Besohet gjerësisht se ai do të zëvendësohet nga 60-vjeçari, Miguel Diaz-Canel, i cili në 2018-ën e pasoi atë në rolin pak më të vogël të presidentit.
“Askush nuk e di se çfarë po vjen. Askush nuk e di sesi do të jetë të mos kesh këtë dinamikë të familjes Castro në zemër të Kubës pas 60 vjetësh”, thotë historiania kubane, Ada Ferrer. Raul Castro mori pushtetin në vitin 2008, pasi shëndeti i vëllait të tij Fidel u përkeqësua, fillimisht si president, dhe më pas në 2011 si Sekretar i Parë i Partisë Komuniste.
REFORMAT E RAUL CASTRO-s
Qysh në vitet 1980, sipas sekretarit të Raulit Jesus Renzoli, ai shtyu reformat pro-tregut. Raul, gjithashtu, tha në 2011 se ishte koha që një brez i ri të çonte përpara revolucionin, duke futur një kufi “dy-mandatsh” për udhëheqjen. Një kushtetutë e re u hartua dhe u votua në 2019. Në fillim, ajo dukej liberalizuese – futja e martesës së barabartë – para se masa të ndryshohej përsëri. Sipas shifrave të vet shtetit kuban, ekonomia u tkurr me 11% në vitin 2020, ndërsa importet ranë me 40 %.
MARRËDHËNIET SHBA-KUBË
Me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Barack Obama, Castro rregulloi marrëdhëniet e gjata SHBA-Kubë, vetëm për të parë ato lidhje të shpërthyera përsëri nën administratën Trump, e cila miratoi disa nga ndëshkimet më të ashpra ekonomike. Por, deri më tani, presidenti aktual Joe Biden ka hezituar të angazhohet me ishullin e drejtuar nga komunistët, pavarësisht ndryshimit më të rëndësishëm të udhëheqjes në Kubë në dekada. Pavarësisht nga thellimi i pasigurisë, kubanët dëshmuan një ndryshim historik në Kongresin e 8-të të kësaj jave për Partinë Komuniste Kubane, “organi suprem” i partisë së vetme politike të lejuar në ishull.
Edhe nëse kryetari në largim i familjes së partisë vazhdon të ketë fuqi të padiskutueshme në ishull, sapo të mbarojë kongresi, askush me mbiemrin Castro nuk do të zërë një pozitë të lartë të udhëheqjes për herë të parë në mbi 62 vjet. Raul Castro e ka bërë të qartë, se ai dëshiron të largohet me të tjerët nga brezi historik. Ai ka thënë se lejimi i lidershipit të plaket ka qenë një gabim. Ndërsa protestat e vogla, por të rëndësishme vazhdojnë si në Havana ashtu edhe në Santiago, pyetja është nëse Díaz-Canel do të përdorë më tej sigurinë e shtetit për të ruajtur “vazhdimësinë” që ai mbështet. Sa i përket Raul-it, ai i bëri të qarta planet e tij në 2018-ën ku tha se “Unë do të jem vetëm një ushtar tjetër që mbroj këtë revolucion”. Shumë analistë besojnë se Castro, i cili mbush 90 vjeç në qershor, do të vazhdojë të jetë figura më me ndikim në ishull deri në vdekjen e tij.