“Coronavirus” ka paralizuar Italinë pas përhapjes me ritme të shpejtë sidomos në zonën e Lombardisë dhe Venetos. Virusi I përhapur në masa alarmante pothuajse në të gjithë botën përveçse ndalimit të funksionimit normal të jetë së njerëzve ka prekur gjithashtu edhe botën e futbollit në Itali.
Ministri I Sportit para disa ditësh lajmëroi vendimin se disa ndeshje të kësaj fundjave në Seria A do të luheshin pa tifozë, ku përfshihej dhe Juventus- Inter. Të shohësh një supersfidë të tillë pa tifozë nuk I pëlqeu sportdashësve dhe as drejtuesve të Juventus të cilët, kërkuan shansin për të hapur portat. Ditën e sotme ka folur prefekti I qytetit të Torinos, I cili ka qëndruar sërish pro urdhërit të dhënë nga Ministri për ta zhvilluar ndeshjen me porta të mbyllura. Në këtë mënyrë Juventus-Inter do të ketë një shikueshmëri të lartë nga TV, por pa britma në shkallët e stadiumit.