Duhej të ishte festë pas fitores së Superkupës, por nuk ka qenë e tillë rruga për në kthim e disa tifozëve të Partizanit.
Një ngjarje e rëndë është shënuar pas fitores në Superkupën e Shqipërisë nga ana e Partizanit, përballë Kukësit. Autobusi që mbante tifozët ultras të kuq ka marrë flakë në dalje të tunelit të Elbasanit, siç edhe raporton A2, përcjellë gazeta KOha,
Ende nuk dihen shkaqet e flakëve dhe zjarrëkësit kanë mbërritur në vend. Sipas informacioneve, nuk ka të lënduar.