Qytetarët me të drejtë vote në Gjermani ditën e nesërme do të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit gjerman (Bundestagun) dhe qeverinë. Nesër 61.5 milionë votues në vend në 299 zona elektorale në të gjithë Gjermaninë, do të votojnë për të zgjedhur 598 anëtarët e parlamentit të ri. Votuesit me votën e parë do të përcaktojnë deputetët në zonat e tyre dhe votën e dytë do ta japin për partitë. Ndërsa bëhet e ditur se në afërsisht 73,500 qendra votimi në 16 rajone do të jenë me detyrë rreth 650 mijë persona. Në zgjedhjet garojnë 4.828 kndidatë, nga të cilët 92 prej tyre janë me origjinë turke, ku gjithashtu theksohet se 720 mijë votues me origjinë turke do të votojnë në këto zgjedhje. Teksa të gjithë partitë në Gjermani i bëjnë thirrje popullit për të votuar, vihet në dukje se në mesin e temave më të përfolura në procesin zgjedhor në Gjermani është Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) e cila është një parti e ekstremit të djathtë. Sipas sondazheve të fundit të opinionit publik, që kompania INSA ka kryer për gazetën gjermane Bild pritet që Partia e Bashkimit Kristian-Demokrat (CDU) të marrë 34 për qind, Partia Social Demokrate 21 për qind, Partia Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë 13 për qind, Partia e Majtë 11 për qind, Demokratët e Lirë (FDP) 9 për qind dhe të Gjelbërit 8 për qind. Kandidatja e drejtpërdrejtë në zgjedhje nga partia e të Gjelbërve, Canan Bayram, në rajonin Kreuzberg-Friedrichshain ku janë të pangishëm intensivisht turqit në Berlin, është shprehur se dëshiron të bëjë politikë në parlamentin federal me qëllimin për të prodhuar zgjidhje ndaj problemeve të njerëzve në rajon. Në një deklaratë për AA, duke tërhequr vëmendjen për partinë raciste AfD që është në rritje Bayram tha se, “Racizmi në jetën e përditshme vështirëson jetën e njerëzve. Dëshiroj të hyj në Bundestag me qëllim që të luftoj kundër vështirësive që do të sjellin partitë si AfD. Edhe kancelarja Angela Merkel ndonjëherë përdor disa retorika të AfD. Aktualisht në Gjermani është një situatën ku janë hedhur 20 vite prapa fitimet e emigrantëve në Gjermani. Njerëzit këtu kanë të drejta të barabarta dhe këto duhet ti zbatojmë. Ndaj meje janë bërë sulme raciste në median sociale dhe unë këto i kam kallëzuar në prokurori. Nuk i kushtoj shumë rëndësi këtyre sepse në përgjithësi janë njerëz të paditur dhe pa kulturë”.”Një nga qëllimet e tjera të mija është ulja e qirave në Krezuberg”, ka shprehur Bayram, duke shtuar se banorët e zonë janë transferuar nga rajoni për shkak të qirave të larta.