Berlin, 10 tetor – Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi “zero tolerancë” për urrejtjen, një ditë pas sulmit ndaj sinagogës në qytetin Hale, me ç’rast dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar më rëndë.
“Përfaqësuesit e shtetit duhet t’i përdorin të gjitha mjetet e shtetit ligjor që të luftojnë kundër urrejtjes, dhunës. Ajo është zero tolerancë”, ka theksuar Merkel.
Kancelarja, e cila në shenjë solidariteti mbrëmë pas sulmit shkoi në njërën prej sinagogave kryesore në Berlin, theksoi se është tronditur dhe trishtuar, si dhe miliona njerëz në Gjermani për shkak sulmit vdekjeprurës.
Sulmi i djeshëm shkaktoi shqetësim të ri për shkak përforcimit të ekstremizmit ultradjathtist në Gjermani dhe e hapi çështjen për përgjegjësi policore.
Sulmin e ka kryer një gjerman 27 vjeçar i armatosur. Ai e ka incizuar aktin e tij të krimit dhe drejtpërdrejtë e ka publikuar përmes një “platforme strimning”.