Berlin, 14 janar – Kancelarja gjermane Angela Merkel angazhohet për masa edhe më të ashpra për “mega bllokadë” në të gjithë shtetin, lajmëroi sot gazeta “Bild”.
Sipas gazetës, autoritetet gjermane diskutojnë për ndërprerjen e transportit publik ndërurban dhe lokal, si dhe vendosjen e orës policore. Gjithashtu flitet për atë si në këtë rast mund të garantohet furnizimi i popullatës.
Gjermania e konfirmoi kërcimin e saj më të madh të rasteve të vdekjeve nga koronavirusi sot, me të paktën 1.244 persona të cilët kanë vdekur nga Kovid-19 në 24 orët e fundit dhe numër të përgjithshëm të infektimeve – 1.978,590.
Derisa numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve për kokë banori në Gjermani nga fillimi i pandemisë është shumë më i ulët sesa në SHBA, shkalla e saj ditore e vdekshmërisë nga mesi i dhjetorit shpesh e tejkalon atë të SHBA-së.
Gjermania fillimisht po përballet me pandeminë më mirë se fqinjët e saj me bllokadë të fortë pranverën e kaluar, por muajve të fundit ka rritje të personave të infektuar dhe rasteve të vdekjeve, ndërsa Instituti “Robert Koh” bëri të ditur se njerëzit nuk e kuptojnë virusin mjaft seriozisht.
Kryetari i Institutit Lotar Viler sot tha se kufizimet nuk zbatohen si në valën e parë dhe se disa njerëz duhet të punojnë nga shtëpia, duke shtuar se bllokada e tanishme duhet të ashpërsohet.
Në nëntor, Gjermania vendosi mbyllje të pjesshme, por i ashpërsoi rregullat në mes së dhjetorit, duke i mbyllur dyqanet dhe fëmijët nuk u kthyen në shkollë nga festat e fundvitit.
Spitalet në 10 prej 16 krahina gjermane po përballen me vështirësi sepse 85 për qind e shtretërve për kujdes intensiv janë me pacientë me Kovid-19, tha Vileri.
Merkeli duhej të bisedojë me ministrat që të rritet prodhimi i vaksinave. Deri më tani janë vaksinuar vetëm rreth një për qind e popullsisë gjermane apo 842.455 persona.