Berlin, 11 prill – Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron do të organizojnë nga fundi i prillit në Berlin konferencë në të cilin janë ftuar vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe Kroacia dhe Sllovenia, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, përcjellë KOHA.
“Në konferencë më 29 prill priten më shumë përfaqësues prej këtyre vendeve”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë gjermane.
Temë kryesore e bisedave duhet të jetë stabiliteti dhe zhvillimin e volitshëm në rajon.
Kancelarja gjermane dhe presidenti francez duan të debatojnë me mysafirët për sfidat e posaçme në rajon, posaçërisht për Serbinë dhe Kosovën.
Gjermania dhe Franca janë iniciatore të të ashtuquajturit Procesi i Berlinit, i cili ka filluar në vitin 2014, me qëllim të stabilizimit të sigurisë dhe përmirësimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Konferenca e ardhshme në korniza të Procesit të Berlinit do të mbahet nga fillimi i qershorit në Poloni. (koha.mk)