Merkel – Zaev: Shkupi e reflektoi të priturën, Berlini do të japë dritë të gjelbër për negociatat në shtator

Shkup, 13 qershor – Bundestagu gjerman do të sjellë vendim për miratim të fillimit të negociatave të Bashkimit Evropia me Maqedoninë e Veriut në shtator, në pajtim me procedurat e konstatuara të Gjermanisë prë çështjen e zgjerimit të Unionit. Këtë ia transmetoi kancelarja gjermane, Angela Merkel kryeministrit Zoran zaev në takimin e sotëm në Berlin. Merkel, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, potencoi se Maqedonia e Veriut e reflektoi të priturën dhe se ajo dhe Berlini ndaj kësaj shohin me mjaft pozitivitet.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Kryeministri Zaev në takim theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka besim të plotë tek kancelarja Merkel dhe e mbështetë politikën e saj për procesin e zgjerimit të BE-së, si dhe politikën e saj ndaj Ballkanit Perëndimor.

U theksua se RF e Gjermanisë është partneri ynë strategjik me të cilin së bashku punojmë në politikat për pajtim të Ballkanit Perëndimor, në stabilizim të rajonit dhe të sigurimit të përparimit ekonomik dhe transformimit demokratik, proces i cili do të përfundojë me integrimin tonë në BE.

Kryetari i Qeverisë, Zaev, në takim theksoi se gëzon fakti që Ministria e Punëve të Jashtme e RF të Gjermanisë ka qëndrim pozitiv për vendin tonë lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, dhe se duhet të respektohen procedurat dhe proceset demokratike të cilat do të mundësojnë që Bundestagu të sjellë vendim pozitiv në shtator.

Në takimin e delegacionit të Qeverisë në Berlin, u konfirmua se në RF të Gjermanisë, si edhe në vendet e tjera anëtare, në mënyrë të qartë janë njohur rezultatet nga reformat të cilat janë potencuar në raportin e Komisionit evropian dhe se shikohet pozitivisht ndaj rekomandimit të KE-së për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. është e fuqishme bindja se këtë vit fillojmë negociata për anëtarësim me BE-në dhe iu bashkangjitemi Serbisë dhe Malit të Zi, ceket bë kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. (koha.mk)