Qeveria gjermane sot konfirmoi se të premten kryeministri grek Aleksis Cipras në Berlin do të takohet me kancelaren Merkel. Tema bisedimi mes dy liderëve janë kriza migruese, Qiproja dhe problemi financiar grek. Zëdhënësja e Qeverisë gjermane Ulrike Demer thotë se përqendrimi kryesor i bisedimeve mes Merkelit dhe Ciprasit do të jenë ardhmëria e Qipros, migrantët dhe marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë. Në margjina të takimit pritet të bisedohet për situatën financiare dhe ekonomike në Greqi. Gjermania është një nga kreditorët dhe donatorët më të mëdhenj të Greqisë dhe një nga vendet e cila insiston që para se të fitojë ndihmë të re financiare Athina t’i përfundojë reformat në të cilat u obligua para pakos së fundit të ndihmës financiare.