Berlin, 10 korrik – Kancelrja gjermane Angela Merkel sot, gjatë nderimeve ushtarake gjatë pritjes së kryeministrit finlandez Anti Rine, sërish nuk është ndjerë mirë.
Kjo është hera e tretë që ndodh skena e njëjtë, për herë të parë më 18 qershor gjatë pritjes së presidentit ukrainas Volodomir Zelenski, ndërsa pastaj më 27 qershor qëndronte pranë presidentit gjerman Frank Valter Shtajmajer gjatë ceremonisë për emërimin e ministrit të ri të Drejtësisë.
Kancelarja gjermane në fund të muajit të kaluar, në Samitin e G-20 në qytetin japonez Osaka, tha se ndjehet mirë dhe se e kupton interesin e gazetarëve për gjendjen e saj shëndetësore, sepse për dy javë dy herë në opinion ka pasur dridhje.
Ajo atëherë ka shtuar se është e bindur se reagimet e tilla “siç vijnë, ashtu edhe kalojnë”.