Berlin, 25 mars – Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot për herë të dytë doli negative në testin për koronavirus, por mjekët vendosën që ajo edhe më tej të qëndrojë në karantinë, së paku deri në fillim të javës së ardhshme.
“Kancelarja gjermane edhe më tej punon nga karantina shtëpiake dhe më së voni deri në fillim të javës së ardhshme edhe njëherë do të testohet për koronavirus”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Shtefan Zajbert.
Nga qeveria kumtuan se Merkel obligimet e veta i kryen nga shtëpia.
Gjatë ditës së nesërme ajo duhet të marrë pjesë në dy takime video-konferenciale: së pari me presidentët e shteteve dhe qeverive të vendeve nga grupi G-20, e më pas edhe me liderët e BE-së.
Temë e dy takimeve do të jetë lufta kundër pandemisë nga koronavirusi.