Bruksel, 20 tetor – Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk dyshon se BE-ja dhe Britania e Madhe mund të arrijnë rezultat të mirë për Bregzit. “Absolutisht nuk dyshoj. Nëse të gjithë jemi të përkushtuar, mund të arrijmë rezultat të mirë”, deklaroi Merkel në konferencën për shtyp të kryesisë së BE-së në Bruksel. Ajo e theksoi se pret marrëveshje të mirë me Britaninë e Madhe lidhur me Bregzitin.
Sipas saj, duhet punë e mundimshme që të arrihet deri te etapa e dytë e negociatave për daljen e Britanisë nga BE-ja. Merkeli theksoi se kryeministrja britanike Tereza Mej bënë gjithçka që duhet me partnerët e BE-së për të arritur marrëveshje për Bregzit, por kjo ende nuk është “e mjaftueshme”.
Kancelarja gjermane thekson se procesi “ec hap pas hapi”.