Berlin, 14 gusht – Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se nevojitet të gjindet një zgjidhje për gjendjen në Hong-Kong.
“Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet që të parandalohet dhuna dhe zgjidhje të gjindet përmes dialogut”, tha Merkel para gazetarëve.
Sipas saj, dialogu duhet të zhvillohet mbi bazë të Ligjit themelor për Hong-Kongun të vitit 1997, i cili u garanton liri më të madhe banorëve.
“Të drejtat, përfshirë edhe lirinë e mendimit dhe sundimit të së drejtës, kanë një traditë të gjatë në Hong-Kong”, tha kancelarja gjermane.