Merkel në Paris për të bindë Makron për mos të bllokojë negociatat për RMV

Kancelaria gjermane Angela Merkel nesër pritet ta bindë personalisht presidentin francez Emanuel Makron që të mos bllokojë datën e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por gjithnjë e më të fuqishëm janë zërat se Parisi nuk do të heqë dorë nga miratimi i strategjisë së re për bisedimet gjë që do të shtynte dhënien e datës për vitin e ardhshëm.

Sipas Radios Evropës së Lirë, në draft konkluzionet e përgatitura nga Finlanda, si kryesuese e BE-së parashikohet që konferenca e parë ndërqeveritare, të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2020. Megjithatë kryeministri Zoran Zaev nuk ka humbur optimizmin. Sipas tij çështja e metodologjisë së zgjerimit të BE-së nuk duhet të shtyjë dhënien e datës.