Shkup, 18 tetor – Kancelarja gjermane Angela Merkel në fund të Samitit në Bruksel u shpreh se nuk ka pasur konsensus midis liderëve të BE-së për hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Gjermania mendon se me plotësimin e kushteve të caktuara mund të fillonin bisedimet, por nuk ka pasur një qëndrim unanim për këtë. Do të kthehemi të diskutojmë për këtë çështje në Samitin për Ballkanin Perëndimor në vitin 2020”, theksoi Merkel.
Merkel pas samitit të liderëve të BE-së në Bruksel tha se nuk është sekret se gjatë debatit për zgjerim, Franca, Holanda dhe Danimarka pati rezerva për hapat e mëtejshëm të Shkupit dhe të Tiranës.
Ajo vlerësoi se BE-ja tani duhet shumë afër dhe fuqishëm të punojë me vendet në rajon për, siç thotë, sa më shpejt që është e mundur të zbutet goditja e këtij vendimi.
“Gjithsesi që do të ketë zhgënjime”, konkludoi Merkel.(koha.mk)