Kancelarja gjermane Angela Merkel u ndau mirënjohje kryeministrave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për guximin e tyre për arritjen e marrëveshjes dhe tejkalimin e kontestit shumëvjeçar, duke mundësuar dhe në këtë mënyrë hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Në çdo konflikt mund të gjindet zgjidhje nëse tregohet guxim”, theksoi Merkeli në Konferencën e Sigurisë së Munihut.
Ajo, mes tjerash, paralajmëroi edhe se rendi botor multilateral prishet, por kjo nuk do të thotë se duhet të shkatërrohet. Merkeli e kritikoi politikën izoluese dhe nacionaliste të presidentit amerikan Donald Tramp.
“Duhet të luftojmë për Evropën, për multilateralizmit, kundër atyre të cilët mendojnë se munden gjitha vetë”, theksoi Merkel.
Rrallë në historinë e deritanishme ka pasur aq shumë mospajtime midis SHBA-së dhe Gjermanisë. Momentalisht këtë dy vende kanë kontest rreth Iranit, llogaritjes së mbrojtjes dhe gazsjellësit Rrjedha veriore që duhet të dorëzojë gaz rus në Gjermani.
Berlini është i shqetësuar për bashkëpunimin multirateral pas tërheqjes së SHBA-së nga disa marrëveshje ndërkombëtare, duke i përfshirë Marrëveshjen klimatike të Parisit dhe Marrëveshjen bërthamore iraniane në vitin 2015.(koha.mk)