Bruksel, 28 maj – Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se koalicioni i madh gjerman e mbështet zgjedhjen e “kandidatit udhëheqës” në zgjedhjet evropiane që përfunduan para pak kohësh në vendin e presidentit të Komisionit Evropian.
Merkel, para takimit të liderëve të BE-së në Bruksel, e konfirmoi mbështetjen e saj për Manfred Veber, liderin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), si njeri i parë i Komisionit.
Kancelarja gjermane theksoi se ky është shkëmbimi i parë i përgjithshëm i mendimeve për emërimet për pozicione udhëheqëse në BE.
Merkel tha se ka mjaftueshëm kohë deri te samiti i qershorit të BE-së që të bisedojë për këtë.
Kryeministri portugez Antonio Kosta vlerëson se presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian duhet të jetë socialisti Frans Timermans, në vend të kandidatit të Partisë Popullore Evropiane, Manfred Veber.
Kosta në një intervistë për televizionin portugez SIK Notisijas tha se nuk ekzistojnë kushte nën të cilat Veber duhet të bëhet kryetar i KE-së.
Ai pohon se politikani gjerman “krijon armiqësi” në Parlamentin Evropian, përderisa në Këshillin Evropian “gati tërësisht e hedhin poshtë”.
Nga ana tjetër, siç theksoi, Timermans ka disa cilësi të cilat i ndihmojmë që të jetë kandidat i koncensusit”.