Stamboll, 23 janar – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbërritur në Stamboll për të një vizitë pune me ftesë yë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton gazeta KOHA.
Pasi aeroplani i kancelares Merkel ateroi në aeroportin Atatürk të Stambollit mbrëmjen e sotme, autokolona e saj bashkë me delegacionin që e shoqëron u largua nga aeroporti nën masa intensive sigurie.
Pritet që Merkel në Stamboll të zhvillojë një sërë takimesh, ku dhe në takimin me presidentin Erdoğan do të bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve.
Gjithashtu në kuadër të presidencës së Gjermanisë për Bashkimin Evropian (BE), e cila do të fillojë në mujain korrik, në takim do të bisedohet edhe për marrëdhëniet e Turqisë dhe BE-së, procesin e anëtarësimit, përditësimin e unionit doganor dhe regjimin pa viza.
Ndër të tjera, në bisedime parashikohet që të shkëmbehen edhe pikëpamjet kryesisht rreth çështjeve për Libinë dhe Sirinë, si dhe për ato ndërkombëtare dhe rajonale.(koha.mk)